Një minibus gjatë kalimit të kufirit midis Ukrainës dhe rajonit të shkëputur Donetsk të shtunën, ka hasur në një minë tokësore dhe  nga shpërthimi mbetën të vrarë  dy persona e një i plagosur.

Shoferi i minibusit  së bashku me një pasagjer gjetën vdekjen e menjëhershme dhe  pasagjeri tjetër, një burrë 61-vjeçar, është duke u trajtuar në spital.

Ai i tha për një gazetar të Reuters se pasagjeri tjetër që u vra ishte nëna e tij.

Incidenti ndodhi pranë fshatit Yelenovka, jashtë Donetskut. Pasagjerët po ktheheshin në rajonin e kontrolluar nga rebelët pas grumbullimit të pensioneve të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb