UKRAINË – Tre nxënës janë vrarë në Ukrainën lindore, si pasojë e shpërthimit të një mine në zonën e konfliktit midis separatistëve rus dhe forcave ukrainase.

Të miturit ishin të moshës 13 deri në 15 vjeç dhe ishin duke vijuar mësimet në të njëjtën shkollë në qytetin Horlivka të Ukrainës. Ndërsa një nxënës tjetër i moshës 10 vjeçare i ka shpëtuar shpërthimit dhe tani ai është duke u trajtuar në spital, shkruan Euronews.

Vdekjen e tre fëmijëve e ka bërë të ditur Denis Pushilin, i cili është udhëheqës separatist i rajonit Donetsk ,që përfshinë edhe qytetin Horlivka.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: