Ditën e sotme  do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë,  pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpërndau Parlamentin.


Sipas sistemit zgjedhor në Parlamentin prej 450 vendesh të emëruar “Verkhovna Rada”, thuhet se 225 deputetë do të hyjnë nga lista e kadidatëve të partive politike, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve nga lista e “zonave zgjedhore”.


Në Krimenë nën kontrollin e Rusisë dhe në rajonin Donbas nën kontrollin e separatistëve, nuk do të hapen qendra votimi në gjithsej 26 zona. Për shkak se në këto rajone nuk do të zhvillohen zgjedhjet, deputetët do të zgjidhen nga 199 rajone.


Në zgjedhje për partitë garuese do të zbatohet pragu zgjedhor prej 5 për qind.

Sipas informacioneve të fundit të njoftuara nga Komiteti Qendror i Zgjedhjeve të Ukrainës, në zgjedhje do të garojnë 2.746 kandidatë nga lista e 22 partive politike. Ndërsa për listën e 199 rajoneve zgjedhore, do të garojnë 3.085 kandidatë, edhe si partiake dhe të pavarur.

Sipas sondazheve, Partia “Shërbyesit e Popullit” të Zelensky-t pritet të marrë 49.5 për qind të votave, Platforma Pro-Ruse e Opozitës për Jetë 10.5 për qind dhe partia Solidariteti Evropian i ish-presidentit Petro Poroshenko 7.7 për qind.

Gjithashtu edhe Partia “Atdheu” e ish-kryeministres Yuliya Timoshenko dhe partia “Zëri” e solistit të grupit të rockut Okean Elzi, Svyatoslav Vakarchuk pritet të kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Ndërkohë bëhet e ditur se partia e Zelensky-t për formimin e qeverisë mund të bëjë koalicion me partinë Vakarchuk ose me partinë e ish-kryeministres Timoshenko.

Volodymyr Zelensky fitoi 73.22 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në maj dhe menjëherë pas marrjes së detyrës ai nënshkroi dekretin me të cilin shpërndau Parlamentin dhe organizimin zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 21 korrik.//AA