Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, ka zbardhur detaje të reja nga aksioni opozitar i ditës së diel, ditë kur mazhoranca ka vendosur të zhvillojë zgjedhjet vendore. Spahiu shkruan në “Facebook” se ulërima nuk mjafton për të shprehur revoltën ndaj qeverisë më kriminale të 30 viteve të fundit.

“Të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, madje me zë të lartë, për farsën e zgjedhjeve që kjo mazhorancë ka stisur. Rrikthim absolut i një sistemi monist, ku partia kontrollon gjithçka. Vendi ndodhet në krizën isnstitucionale më të rrëndë në 30 vite demokraci. Mungesa e qëllimshme e gjykatave, sidomos e asaj Kushtetuese, po shfrytëzohet maksimalisht për instalimin e një diktature të re.

Më datë 30 Rilindja kërkon të EMËROJË dhe kryetarët në 61 bashki. Protesta është pak. Ulërima nuk mjafton, për të shprehur revoltën ndaj qeverisë më kriminale të 30 viteve të fundit. Por njëri-tjetrin duhet ta duam, jo ta godasim. Qeveritë shkojnë e vijnë, shqitarët do jetojnë gjatë bashkë.

Ndaj të protestojmë por nuk do të godasim. Thirja ime sot është për pjesëmarje masive në protestën e organizuar në të gjithë qarkun. Absolutisht kjo protestë duhet të jetë paqësore, ashtu siç ka ndodhur deri tani, sidomos protesta e fundit”, shkruan Spahiu.

Perparim
Perparim

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb