Të ftuarit në News 24, kanë diskutuar në lidhje me vendimin e qeverisë, për të ulur çmimin e energjisë elektrike, duke e çuar në 8.5 lekë për kilovat.

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi deklaroi se kjo ulje e çmimit të energjisë është një tallje me qytetarët.

Kreu i Konfindustria Gjergj Buxhuku u shpreh se çdo zbritje e çmimit të energjisë elektrike është diçka pozitive. Ai shtoi se kjo ulje bëhet edhe për efekt elektoral.

Luçiano Boçi: Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë në rajon. Kjo lloj ulje me 1 lekë është një tallje. Pjesa tjetër e talljes është se ulja është e përkohshme.

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustria: Në shkurt kjo ulje e çmimit të energjisë të bëhet fakt. Çdo zbritje e çmimit të energjisë është pozitive. Besoj se ulja e çmimit të energjisë është bërë për fushatë elektorale. Është e papranueshme që të kemi koston më të lartë të energjisë në rajon. Ka keqmenaxhim të dukshëm.

Afrim Osmani, pedagog te Universiteti Luarasi: Kemi bërë keqmenaxhim në mënyrë të frikshme. Ulja e çmimit të energjisë bëhet për efekt elektoral. Kurrë menaxhuesit e energjisë nuk kanë dashur që të bëhet më mirë. Ata kanë dashur të menaxhojnë tenderat. Brezi para 1990 na ka dhuruar pasuri energjitike. Opozita duhet të investigonte sesi është keqmenaxhuar me energjinë elektrike.

Agim Baçi: Duhet të kishte debat publik për çmimin e energjisë elektrike mes qeverisë dhe opozitës. Shqiptarët duhet ta kërkonin këtë. Maxhoranca e vendos opozitën në raport dekurajimi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb