Eksperti i energjisë, Eduard Elezi, ka komentuar në emisionin “Log.” mbi efektet e fundit të vendimeve për uljen e çmimit të energjisë elektrike në Shqipëri.
Sipas Elezit, heqja e fashës mbrojtëse, që më parë përfshinte nivelet 7.5 deri në 300 kWh dhe më pas 9.5 lekë, ndihmoi në rregullimin e disa problematikave, por reduktoi mbrojtjen financiare për qytetarët.
Ai shtoi se me vendimin e fundit do të ketë ulje të çmimit nëse konsumatori harxhon deri në 700 kWh.
“Me vendimin e fundit, do të paguash më pak nëse harxhon deri në 700 kWh, por qytetari shqiptar sërish paguan më shumë sepse biznesit nuk i është ulur çmimi. Çmimi i energjisë për biznesin mbetet më i lartë,” tha Elezi.
(BalkanWeb)