Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj masave të qeverisë për uljen e çmimit të energjisë elektrike me vetëm 1 lek, duke e cilësuar këtë masë si të papërfillshme për qytetarët shqiptarë, të cilët përballen me kosto të larta jetese dhe barrën më të madhe fiskale në rajon.

“Kjo ulje nuk prek asnjë problem real të qytetarëve”, theksoi Tabaku, duke vënë në dukje se familjet shqiptare vazhdojnë të përballen me një sistem të rënduar dhe të paadresuar të sektorit energjetik.

Tabaku ka argumentuar gjithashtu gjendjen e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHE), duke e cilësuar atë si një kompani me borxhe të akumuluara dhe detyrime të prapambetura ndaj institucioneve publike. Sipas saj, pretendimi se OSHE është një kompani me të ardhura të qëndrueshme është thjesht një fasadë.

Deputetja paraqiti një plan konkret me tri masa që do të ndihmonin qytetarët dhe do të riformësonin sektorin energjetik:
1. Reduktimi ose heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, një masë që do të lehtësonte direkt faturat e familjeve.
2. Mbështetje për shtresat më në nevojë, për të përballuar koston e lartë të energjisë.
3. Diversifikimi i burimeve energjetike dhe menaxhim më i mirë i sektorit, për të shmangur klientelizmin dhe investimet e paefektshme.

Tabaku theksoi se masat e qeverisë janë të pamjaftueshme dhe të pakonsultuara me nevojat reale të qytetarëve. “Zgjidhjet janë të thjeshta, por kërkojnë vullnet dhe transparencë,” përfundoi ajo.

Reagimi i plotë

Këto janë dhënat e Eurostatit që tregojnë që në të paktën pesëmbëdhjetë vende evropiane, po edhe të rajonit, çmimi i energjisë elektrike është ulur. Kështu që kur ju thonë që jemi i vetmi vend që ka ulur çmimin e energjisë elektrike, ju gënjej. Ashtu siç gënjejnë që operatori i shpërndarjes së Energjisë OSHE, që nga një kompani me të ardhura të qëndrueshme dhe prandaj po e bëjnë këto ulje përsëri gënjeshtër, sepse është një kompani që ka borxhe nga institucionet publike e zinxhirët e tyre

Ka borxhe dhe akumulime e detyrime prapambetura, të cilat duhen mbledhur dhe kjo ulje prej një lekësh që po bëjnë as nuk ulen, as nuk ngre këtë ardhurat e qytetarëve. Është e papërfillshme, sepse Shqipëria paguan TVSH-në më të lartë në rajon, mbas Serbisë për energjinë elektrike

Kush është zgjidhja?

Zgjidhja ka tre elementë kryesorë dhe të thjeshtë. Së pari, reduktimi i TVSH-së për energjin elektrike ose heqja. Ashtu siç premtuan dy mijë e trembëdhjetë në fund të ditës. Kjo e bën diferencën. Së dyti, mbështetja e të gjithë grupeve vulnerabël shtresave sociale që nuk e përballojnë dot shmimin e energjisë elektrike dhe së treti marrja e masave serioze për menaxhimin e sektorit, shpërndarjen e sektorit, diversifikimin e energjisë, jo me këto investime strategjike me miq e me shokë, por diversifikimin real për të gjitha burimet e energjisë, këto tre masa të thjeshta do e kishin zgjidhur çështjen me kohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb