Ulja e temperaturave ka sjellë probleme në disa akse rrugore për shkak të ngricave. Sipas të dhënave nga terreni, në qarkun e Dibrës ka probleme në aksin Bulqizë-Peshkopi. Probleme paraqiten edhe në vendin e quajtur Pishat në Fushë-Bulqizë si dhe në afërsi të Maqellarës.
Edhe në Pukë akset rrugore janë të mbuluara nga ngricat dhe të rrëshqitshme. Situata paraqitet e vështirë sidomos në orët e para të mëngjesit, ku rrugët janë të rrezikshme për të lëvizur, ndërkohë që nuk ka ende mirëmbajtje dhe askush nuk hedh kripë dhe skorje. Policia rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes.
(m.k/BalkanWeb)