Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja tha në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24, se bojkoti i opzitës në parlament përkon me afatet e Vettingut.

Manja tha se  opozita nuk ka asnjë fakt që zgjedhjet e 18 qershorit do të manipulohen, por se çdo gjë po e bën për bllokimin e të reformës më të shumëpritur nga qytetarët, atë të Drejtësisë.

“Qëndrimi i PS është bërë i qartë tashmë. Opozita u fut në një protestë me kauzën e zgjedhjeve të lira e ndershme por sot akoma nuk ka një qëndrim të qartë dhe të drejtë në lidhje me ecurinë e kësaj proteste. Është fokusuar tek një qeveri teknike, që është e pamundur të respektohet nga mazhoranca, se ne kemi një kontratë me qytetarët për 4 vite. Opozita po proteston për një fakt që do të ndodhë pas 4 muajsh. Nuk kanë asnjë fakt lidhur me manipulimin e zgjedhjeve në 18 qershor. Edhe ne si mazhorancë jemi të interesuar që të kemi zgjedhje të drejta. Nuk më duket kjo kauzë për të nxjerrë njerëzit në protestë.

Nëse Basha është i interesuar për zgjedhje të lira duhet një orë e më parë të kthejë opozitën në parlament. Bojkoti i opzitës përkon me afatet e Vettingut. Sot jemi në një fazë të rëndësishme për ngritjen e komisioneve të Vettingut. Por ky qëndrim u pohua nga Berisha ku deklaroi se ne jemi të përjashtuar nga Vettingu, dhe shumica ta vazhdojë pa ne. Por ai e di mirë se komisioni Vettingut nuk ngrihet pa opozitën në parlament,” tha Manja.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: