ELBASAN

Task-Forcë Antikanabis është mbledhur sot në Elbasan në një takim të zgjeruar kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodo,drejtues të SHISH, të Gjykatës, të Prokurorisë, drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë, të shefave të komisariateve, kryebashkiakëve dhe drejtuesit e njësisë vendore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ilirjan Balla, nëndrejtor i Policisë Elbasan theksoi se Qarku i Elbasanit është rajoni ku kanabis rezulton të jetë më pak i përhapur se kudo në Shqipëri gjatë gjithë viteve të fundit. Gjatë këtij viti është evidentuar vetëm një rast në Njësisë Administrative Orenjë në Bashkinë e Librazhdit ,ndërsa gjatë vitit të kaluar u evidentuan 10 raste.
Krahasuar me Qarqet e tjera Elbasani në pararojë të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Këto rezultate pozitive nuk duan komente tha përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme, Rezar Velmishi.
Fatmirësisht Elbasani nuk ka patur dhe as ka zona ku kultivohet kanabisi.
Kjo edhe për shkak të punës së vazhdueshme të bërë nga të gjithë aktorët vendorë por edhe rezultat i përgjegjshmërisë qytetare në luftën ndaj këtij fenomeni.
Model e ka cilësuar Qarkun e Elbasanit Teuta Vodo, përsa i përket policimit në komunitet dhe një shembull i shkëlqyer për t’u replikuar nga të gjitha Qarqet.
Si drejtuese e Task Forcë Qëndrore e them me kēnaqësi që Qarku i Elbasanit na ka bërë të krenohemi me modelin e shkëlqyer që përfaqëson në luftën kundër kuktivimit dhe trafikimit.
Partnerët ndërkombëtarë po e vlerësojnë suksesin e luftës ndaj kanabisit. Ministria e Brendshme kërkon që modeli i Elbasanit të përsoset edhe më tej dhe këtë model ta ndjekin të gjithë. Gjatë këtij muaji duam intensifikim të kësaj lufte duke forcuar bashkëpunimin mes të gjitha strukturave shtetërore në rang vendor dhe rang qarku. Qeveria kërkon zerimin e kultivimit të kanabis në të gjithë Shqipërinē tha Vodo.
Tashmë i kemi dhënë goditjen shkatërrimtare, por krimi mbetet i sofistikuar dhe lufta ndaj tij nuk mbaron kurrë.
Ne mbetemi të bindur se do e fitojmë këtë betejë.Kam besim se do vazhdojmë ta gjunjëzojmë krimin në çdo rast sepse policia e shtetit është modernizuar për të kontrolluar territorin kudo. Duke qenë të gjithë bashkë do jemi të suksesshëm në çdo aspekt. Meqë jemi në pragun e çeljes së sezonit turistik i garantoj qytetarët se keni marrë të gjitha masat që tē garantojmë rend dhe qetësi në të gjithë territorin dhe po kështu edhe gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj më herët ka folur gjerë e gjatë rreth masave dhe ecurisë në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në fjalën e tij, Lleshaj u dha ultimatum të gjithë zyrtarëve të lartë të policisë datën 15 qershor për eleminimin e kanabisit në gjithë territorin e vendit.
“Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj.”- u shpreh Lleshaj.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb