E ardhmja e Maurizio Sarri ka pushtuar të gjithë faqet e para në mediat britanike. Ultimatumi i tij është i qartë: “Më shkarkoni tani”! Sarri nuk dëshiron që puna e tij të gjykohet vetëm nga finalja e Europa League kundër Arsenal, në program të mërkurën e ardhshme me 29 maj në Baku. Italiani kërkon të mbroj punën e tij, fundja me të drejtë, pasi arriti të rendis Chelsea në vendin e tretë në Premier League ndërsa arriti ta kualifikoj edhe në finalen e Europa League.

Mirror
Mirror

Sarri ka një kontratë me blutë deri në vitin 2021, e ka shprehur hapur dëshirën e tij, dëshiron të qëndroj te Chelsea: “Mua më pëlqen Premier League, më pëlqen të qëndroj te Chelsea”. Këtë deklaratë Sarri e ka shprehur në çdo rast kur pa pasur mundësi por drejtuesit e bluve kanë hezituar për ta konfirmuar. Gjithçka e ka një limit, edhe durimi i Sarrit po i vjen fundi, ky hezitim i klubit e ka tërbuar ish trajnerin e Napolit.

Star Sport
Star Sport

Me të drejtë Sarri kërkon një përgjigje nga klubi, fundja ofertat për të kanë vërshuar lumë, kërkon të dije se çfarë do të ndodh me të ardhmen e tij për të shqyrtuar më pas me qetësi ofertat. Juventus vijon të mbajë një sy hapur nga Anglia, në pritje për të kuptuar se çfarë do të vendosin Guardiola e Pochettino, dy preferencat e para, Sarri mbetet një alternative konkrete, për momentin opsioni më i mundshëm, gjithnjë nëse Chelsea vendos ta shkarkoj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb