Jashtë luftës për titull, i kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës dhe me sytë e veshët nga KAS-i. Sezoni i Skënderbeut nuk është aspak ai që tifozët bardhekuq kanë shpresuar. Të mësuar me një dominim total në vitet e fundit me një ekip kompetitiv që në 8 sezone ka fituar shtatë tituj kampionë, ky kampionat është i gjithi për t’u harruar.

Pas një nisjeje të mirë, forma e Skënderbeut kanë rënë në pikiatë, ku në 10 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 4 pikë! Një makth pa fund. Por te Skënderbeu ende nuk janë dorëzuar dhe duan të bëjnë një mbyllje të denjë të edicionit.

Presidenti Takaj, në analizën e fundit të ekipit përpara takimit të sotëm, u ka kërkuar lojtarëve të fitojnë me çdo kusht, pasi tashmë duhen siguruar Kupat e Europës nga kampionati, pasi në Kupë nuk i dihet sesi mund të shkojnë gjërat. Në Korçë janë optimistë për gjyqin në KAS dhe duan të jenë gati për Ligën e Europës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb