Ultrasit e Lazio-s në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Napolit kanë shpërndarë disa fletëpalosje në stadium “Olimpico” duke shkaktuar mjaft polemika:

“Në anën veriore të stadiumit, që është një vend i shenjtë për ne, ka një kod të pashkruar që duhet respektuar. Rreshtat e parë, si gjithnjë, konceptohen si transhe lufte. Atje ne nuk lejojmë femrat, gratë apo të dashurat, ndaj i ftojmë të qëndrojnë larg 10 rreshtave të parë. Ata që zgjedhin stadiumin si një alternativë ndaj ditëve romantike në Villa Borghese, duhet të qëndrojnë në pjesë të tjera të stadiumit”, lexohet në fletëpalosje.

Me anë të zëdhënësit për shtyp, Arturo Diaconale, klubi i Lazio-s ka reaguar duke thënë se ky nuk është pozicioni i tyre dhe janë kundër çdo lloji diskriminimi.

Disa fansa të Lacios shkaktuan jo pak debate sezonin e kaluar pasi mbushën stadiumin “Olimpico” në Romë me foto të Anna Frank, diaristes së re që vdiq në holokaust, me një bluzë të Romës. Lacio u gjobit me 50 mijë euro asokohe nga Federata Italiane e Futbollit për shkak të antisemitizmit të shfaqur nga fansat e ekipit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: