Mauro Ikardi gjeti golin dhe dha një asist kundër Xhenoas, por pavarësisht formës së sulmuesit argjentinas, tifozët nuk e kanë falur ish-kapitenin e tyre. Ultrasit e “Curva Nord”, tifozëria më e madhe e organizuar e Interit, edhe njëherë janë vendosur kundër argjentinasit, ndërsa saktësojnë se ai nuk ka më vend në ekipin e tyre.

“Ne mbi Ikardin nuk bëjmë hapa pas. Nuk mund të jetë e ardhmja e Interit, refuzon të veshë fanellën në shumë raste me arsye qesharake duke i hapur gropën vetes së tij. Por mos kini merak, Ikardi do të ‘konsiderohet’ në mënyrën e duhur, nëse prisni kore 90 minuta kundër tij atëherë do të zhgënjeheni. Për ne ka mbaruar koha e dua por nuk mundem”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e ultrasve zikaltër.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: