Samuel Umtiti ia ka bërë të qartë Barcelonës se ai nuk dëshiron të largohet dhe nuk është i interesuar të dëgjojë asnjë ofertë që vjen në drejtim të tij. Katalanasit nga ana tjetër po konsiderojnë seriozisht shitjen e mbrojtësit të qendrës për shkak të formës së tij jokonsistente dhe problemeve të vazhdueshme të gjurit.

Barcelona po i afrohet arritjes një marrëveshje për të nënshkruar me yllin e Ajax Matthijs de Ligt, por ata do të duhet të shmangin interesin nga Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Juventus.  Nëse holandezi përfundon në Camp Nou, Ernesto Valverde do të ketë pesë qendër mbrojtës në skuadra e tij për sezonin e ardhshëm.

Njëri do të duhet të shitet dhe për shkak të partneritetit të ngushtë të Clement Lenglet me Gerard Pique, kandidati kryesor është Umtiti, jo pak për shkak të vlerës së tij në treg. Umtiti ka një reputacion të madh në të gjithë Evropën dhe do të tërheqë shumë oferta. Megjithatë, francezi i ka thënë klubit disa herë se ai nuk dëshiron të largohet dhe objektivi i tij i vetëm është të jetë me Barcelonën sezonin e ardhshëm.

Dembele jithashtu  është së bashku me Jasper Cillessen, Nelson Semedo, Philippe Coutinho dhe Malcom si lojtarët që kanë më shumë gjasa të shiten këtë verë.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb