Samuel Umtiti është i lumtur në Camp Nou, i kënaqur me mundësinë që po jeton ëndrrën e tij në kryeqytetin katalanas. Mbrojtësi i Barcelonës ka folur për cilësinë e jetës në qytet dhe  sa i lumtur është ai në klubin e tij. “Cilësia e jetës është më e mirë dhe ky është vendi më i mirë për të luajtur dhe për të jetuar, sipas mendimit tim “, tha ai në një intervistë me HypeBeast.


” Mentaliteti i njerëzve, ekipi im, shokët e ekipit tim, gjithçka. Unë nuk mund të ëndërroj për ndonjë gjë më të mirë. Ndihem i lumtur çdo ditë që unë mund të ndjek pasionin tim dhe ta bëj këtë në Barcelonë.”


Sezoni i kaluar ishte i vështirë për francezin, pasi ai duhej të pushonte për shkak të lëndimeve dhe pastaj humbi vendin e titullarit.  “Ndihem më mirë tani,” tha ai për lëndimin që e mbajti jashtë për disa javë të sezonit 2018/19.


(BalkanWeb)