Misioni i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Afganistanit (UNAMA) të dielën ka shprehur shqetësim të madh se talebanët janë duke torturuar të burgosur.
Në njoftimin e UNAMA-së theksohet se hetimi tregoi se talebanët kanë vrarë disa të burgosur.
Po ashtu, talebanët akuzohen se kryejnë tortura dhe se situata nëpër burgjet e kësaj organizate është jashtëzakonisht e keqe.
Më tej rikujton se këto torturime mbi të burgosurit janë kundër të drejtës dhe se janë shqetësuese.
Po ashtu pohohet se të burgosurve u është shkurtuar ndihma mjekësore.
Talebanët theksojnë se këto pohime nuk janë të sakta.
Në njoftim thuhet se tortura ishte e lartë në burgjet e autoriteteve amerikane dhe afgane dhe se UNAMA i shpërfill ato.//AA