TIRANE

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurise “arrest ne burg” në mungesë për Avdjol Dobin, administratorin 26-vjeçar të kompanise “DH-Albania”, e cila me dokumenta të falsifikuara fitoi tenderin për unazën e madhe. Masa e sigurisë nga Gjykata është dhënë sot me kërkesë të prokurorisë. Avdjol Dobi është shpallur në kërkim policor që prej zbulimit të skandalit per “DH-Albania” nga emisioni “Te paekspozuarit” ne New24.

Ky falsifikim e ka ndihmuar kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20 vjecare dhe me eksperincë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit.

Në sistemin TIMS Dobi nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria por tre herë thirrjeve të prokurorisë për t’u paraqitur nuk i është përgjigjur. Në lidhje me hetimet në Prokurori pak ditë më parë u mor në pyetje ish-kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro. Kujtojmë se pas zbulimit të skandalit, Autoriteti Rrugor Shqiptar pezulloi ndërtimin në lotin e parë tek Unaza e Re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb