TIRANE

Në deklaratën për mediat në PD, kryedemokrati Basha u ndal edhe në skandalin e tenderit me unazën e madhe, për të cilën u shpreh se kërkesa e PD është një dhe e vetme, anulimi tenderit.

“Ndonëse është kapur në flagrancë për megaskandalin e unazës së re në vend të kemi politikanë e zyrtarë të arrestuar po përgatitet ritenderimi. Për dy ditë është denoncuar se si jo vetëm shteti ishte në dijeni, po ishte pjesëmarrese në procesin e falsifikimit. I vetmi person që ka fuqi të detyrojë agjencinë e prokurimit të kryejë një procedurë me letra false, është kryeministri i vendit Edi Rama. Hetimet për Ramën, Gjiknurin e Qendron duhet të kishin nisur prej kohësh. Heshtja e prokurorisë e bën atë bashkëfajtore e bashkëshkelëse të ligjit. Sot cdo shqiptar e ka të qartë se pse një vit më parë u emëruar Arta Marku. Kjo i vë kapakun pyetjes ku ka përfudnuar reforma në drejtësi për Ramën Gjiknurin e përfitesit e këtij tenderi korruptiv do të veprojë paketa antimafia.” U shpreh Basha ndërsa theksoi se do të ndiqen penalisht të gjithë ata zyrtarë që janë bashkëpjesëmarrës në këtë vjedhje historike që ka emrin firmën e vulën e Edi Ramës.

Në vijim Basha u ndal edhe në procesin e tenderimit të ri të unazës së madhe pas dështimit të kontratës mes bashkimit të kompanive ‘Biba X’ dhe ‘DH Albania’.

“Duke mos u mjaftuar me këtë, siç ka zbuluar media ditët e fundit, është përgatitur rimanipulimi i këtij loti të tenderit korruptiv të Unazës së Re. Të gjithë e keni parë se me qëllim përjashtohet një garë e ndershme. Janë bërë kërkesa qesharake si ajo për një vinç të tonazhit prej 450 tonësh, që tregon se kaq e madhe është arrogance e Edi Ramës! Kaq i madh është kapari i paguar për Unazën, sa asgjë nuk e ndal pa e çuar deri në fund vjedhjen dhe grabitjen te Unaza e re. Qëndrimi i Partisë Demokratike dhe i opozitës është i qartë dhe i prerë: Ky tender duhet të anullohet i tëri. Të zhbirilohet ligjërisht dhe çdokush të përfundojë para drejtësisë. Çdo hap dhe në veçanti të tillë si ky me rezultate të paracaktuara, me vinça 450 tonësh që vijnë aty vetëm për të tërhequr peshën e rëndë: kamionin me para që Edi Rama është i vendosur ta depozitojë në kontot sekrete bankare, meriton përgjigjen më të rreptë dhe më të ashpër nga banorët e Unazës dhe ne do të jemi aty në krah të tyre, për të mbrojtur bashkë me ta ligjin kushtetuten dhe pronën e tyre.”- përfundoi Basha.

Një ditë më parë News24 denoncoi hije dyshimi në tenderin e ri për unazën e madhe. Përmes dokumenteve ku shihej  se një nga kriteret është kerkesa për kapacitete e mjeteve dhe makinerive që operatorët duhet të disponojnë për të marr pjesë në këtë procedurë. Në piken 13 per mjetet e punës kerkohet një autovinç me kapacitet mbi 450 ton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb