TIRANE

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre. Në mbështetje të tyre, janë edhe ish-deputetët e LSI dhe PD-së, Endrit Braimllari dhe Klevis Balliu.

Nga protesta, ish-deputeti i LSI-së Braimllari tha se kryeministri Edi Rama së bashku me policinë ‘partiake’ të drejtuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj po kërkojnë të shtypin banorët e Unazës së Re, por që nuk do ia dalin.

“Policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj kërkon të shtypi natën banorët e Unazës së Re. Policia të bëjë kujdes, të mos bëhet vegël politike e Edi Ramës. Edi Rama në grahmat e fundit të pushtetit të tij kriminal.

Edi Rama po përplas shqiptarët me njëri-tjetrin. Policia të distancohet nga urdhërat politik. Edi Rama nuk mund të fshihet pas gazit helmues. Nuk ka gaz që do shpëtoj Edi Ramën.”- u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb