Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar një tjetër vendim të komisionit të vlerësimit të ofertave të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Bëhet fjalë për procedurën që lidhet me rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja” Loti I. Komisioni i Prokurimit Publik ka pranuar ankesën e depozituar nga bashkimi i operatorëve ‘Salillari’ dhe ‘Bajrami N’ duke e kualifikuar këtë bashkim operatorësh.



Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik e ka gjetur si të jashtëligjshëm skualifikimin e operatorit Salillari nga gara  i cili është diskriminuar sipas tij në vlerësimin e tenderit, duke e bërë atë si ofertën e suksesshme. Fondi limit i vendosur në dispozicion për këtë segment është 2.2 miliardë lekë. Por, kjo vendimmarrje mund të ndryshojë rrjedhën e fituesit, pasi Salillari ka paraqitur ofertën më të ulët prej 1.77 miliard lekë,  krahasuar me kompaninë vëllezërit Hysa oferta e të cilëve ishte 1.78 miliard lekë.


Më herët në tenderin e zhvilluar në muajin Qershor morën pjesë 8 kompani, 5 prej të cilave u skualifikuan nga gara duke vazhduar gara vetëm për 3 ofertues “Vëllezërit Hysa”, “Curri shpk” si dhe “Vega”. Ky është tenderi i tretë i zhvilluar për këtë segment rrugor. Punimet për këtë pjesë të unazës janë kthyer shpesh në qendër të akuzave dhe debateve për shkak të skandaleve të mëdha të ndodhura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: