I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Zëri i Amerikës implikimin e zyrtarëve në dhënien e tenderit të kompanisë fantazmë DH Albania.

Sipas tij, “Zëri i Amerikës”, zbuloi që autoritet shtetërore kanë falsifikuar dokumentet për të futur në lojë këtë kompani.

“Komisioni i licensimit të kompanive të ndërtimit ka filluar procesin e licensimit të DH Albania para se kompania të ekzistonte edhe në letër,” tha Basha.

Lideri demokrat gjithashtu shtoi se është fakt tashmë që administrata ka pasur gisht në krijimin e kompanisë për të shembur shtëpitë e shqiptarëve dhe për zhvendosjen e Lanës për të mos prekur rezidencën e narkotrafikantit.

Ai shtoi se autori i kësaj vjedhje është kryeministri i vendit Edi Rama, pasi kompania që ka marrë përsipër këtë tendër është veçse instrument i vjedhjes.

Kryedemokrati hodhi akuza edhe ndaj Prokurorisë, duke theksuar se ishte ajo prokurori që në rastin e protestuesve kuksianë vrapoi për të akuzuar dhe në rastin e këtij skandali ende s’ka reaguar, pavarësisht se faktet janë publikuar prej ditësh në media.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: