Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka zbuluar se ministri Damian Gjiknuri ishte në Amerikë kur u krijua kompania që fitoi tenderin për lotin 18 mln euro tek Unaza e Re.

Bëhët fjalë për kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) që është pjesë e skandalit të zbuluar nga emisioni  “Të Paekspozuarit” në News24

“Duhet të dimë edhe që kur u krijua kompania Damian Gjiknuri ishte në Amerikë,” zbuloi Shehaj

“Janë një sërë argumentash, që nuk i kemi me prova, por na cojnë në pyetje. Ky mashtrim është bërë me mirëbesim me njerëzit që e kanë pritur, nuk kemi një kompai tregtare që e ka mashtruar ministrin, por që kryeministri e ministri i ka dhënë urdhër që duhet të vazhdosh në këtë mënyrë që ne të pranojmë,” tha Bushati.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: