Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame gjatë mbledhjes së Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese ka komentuar edhe ndërtimet në Unazën e Re. Lame bëri përgjegjëse për ndërtimet masive në këtë zonë, Partinë Demokratike, e cila sipas tij edhe gjatë kohës që do linte pushtetin (në 2013), legalizoi 49 objekte.


“Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale  dhe legalizimet e bëra në kohe janë të rregullta. Nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik- shtator 2013, pra që kishin lënë vulën, pa u formuar qeveria e re.

Edhe brenda saj duke e ditur shumë mirë që Unaza do zgjerohej nuk e kishin publikuar këtë projekt të gjerë dhe ky moslajmërim i njerëzve bëri që të krijohej shtegu i ndërtimit por dhe me atë shtrat të Unazës që parashikon”, u shpreh ai.


Gjatë komisionit u prezantua edhe projekt-ligji për Kadastën dhe Kalimin e Pronësisë. Lame tha se procesi 24-vjeçar i regjistrimit të pronës jo vetëm që ka qenë difektoz, por ka zvarritur shumë çështje ndër vite.


Drejtori i ALUIZNI-t,teksa bëri bilancin e regjistrimeve të pasurive të palujtshme, u shpreh se nga 4.4 mln pasuri,  2.5 mln rezultojnë me probleme.

“Të mbyllet një herë e mirë kapitulli i pronës. Procesi 24 vjeçar i regjistrimit të pronës ka qenë difektoz, është zvarritur për vite. Gjendemi me 4.4 milion pasuri nga të cilat, 2.5 milionë rezultojnë me probleme”, tha Lame.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: