TIRANE

Përfaqësuesja e LSI-së Erisa Xhixho teksa iu bashkua protestës tha në një prononcim për mediat se qeveria duhet të dëmshpërbleje të gjithë banorët. Sipas Xhixhos, për zgjidhjen e kësaj çështje nevojitet dialog.

“LSI pa dyshim që është pro investimeve madhore dhe jemi pro ndërtimeve të veprave të tilla. Kjo paralelisht do të vazhdojë me legalizimin e banesave dhe më pas dëmshpërblimin e kësaj vepre madhore. Ne jemi në krah të qytetarëve për të respektuar të drejtat e qytetarëve. Mendoj se thirrja e këtyre njerëzve dhe premtimi i kësaj qeverie se s’do të prishej asnjë banesë në rast të veprave të tilla, duhet mbajtur. Duhet ta shqyrtojnë të gjitha institucionet, që të bashkëpunojnë me të gjithë qytetarët. Në këtë moment ka nevojë për dialog dhe jo arrogancë”, tha Xhixho.

Nderkohe në një deklaratë shpërndarë mediave këshilltarët e LSI në këshillin bashkiak, kanë sqaruar arsyet e mungesës në mbledhjen e sotme.

“Grupi i LSI në vizionin e tij beson se insitucioni i Këshillit është pranë qytetarëve dhe jo në salla! Këshilltarët janë votuar dhe mandatuar për të zgjidhur çdo problem dhe shqetësim të komunitetit të qytetit tonë. “ thuhet në njoftim.

“Mundi dhe djersa e çdo shqiptari të ndershëm që kanë ndërtuar shtëpitë për familjet dhe fëmijët e tyre, meriton të dëmshpërblehet drejtësisht, pasi të gjithë qytetarët që kanë ndërtuar në këto 28 vjet duhet të trajtohen dhe të ndihen të barabartë përpara ligjit dhe shtetit të së drejtës.” -vijon deklarata e LSI-së.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb