Me nisjen e punimeve për ndërtimin e Unazës së Re, përveç shqetësimit të banorëve të kësaj zone në lidhje me dëmshpërblimet është edhe situate me trafikun.

ARRSH në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Policinë Rrugore kanë ndërmarrë masat dhe kanë hartuar një plan për menaxhimin e trafikut. Bëhet fjalë për aksin nga Sheshi Shqiponja deri tek Shkolla Teknologjike.

Drejtimi Shkolla Teknologjike-Sheshit Shqiponja
•Qarkullimi i automjeteve në rrethrrotullimin e Shkollës Teknologjike nuk do të ndryshojë
•Në fazën e parë në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës, për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një metër dhe qarkullimi do vazhdojë me 3 korsi.
•Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës qarkullimi do të vazhdojë me 3 korsi.
•Në kryqëzimin e Rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Tom Plezha” automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen drejt rrethrrotullimit të sheshit Shqiponja, lëvizjen majtas drejt Rrugës “Tom Plezha” dhe levizjen djathtas drejt Rrugëve “Nexho Konomi” dhe Rrugës “Pjetër Zarishi” Rregullimi do të bëhet me semafor.
•Kryqëzimi i rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Aleksandri i Madh” do të mbyllet. Automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen vetëm drejt ose kthimin djathtas drejt Rrugës “Kristaq Mone” (kthimi drejt rrugës “Aleksandri i Madh” është i bllokuar)

•Nuk do të lejohen parkimet e mjeteve në rrugët: “Tom Plezha” “Aleksandri i Madh”
•Lëvizja e këmbësorëve do të kryhet sipas programimit ( kohët) e semaforëve në të dy drejtimet e lëvizjeve
Drejtimi Sheshi Shqiponja – Shkolla Teknologjike
•Në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës, për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një korsi
•Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës qarkullimi do të vazhdojë me 2 korsi minimalisht.
•Bllokohen tre daljet e blloqeve të banimit ndërmjet urës së Lanës dhe Rrugës “Mikel Maruli”
•Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Mikel Maruli” automjetet mund të lëvizin drejt ose të kthehen djathtas, automjetet që vijnë nga rruga “Mikel Maruli” drejt Rrugës “Teodor Keko” kthehen djathtas. Rreth rrotullimi në këtë rrugë nuk do të funksionojë pasi do të punohet, mjetet do te mund të rrotullohen në fund të barrierës trafik ndarëse 70m më poshtë ( në rrethrotullimin e ri provizor që do të ndërtohet) për të hyrë në unazë.

•Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Kristaq Mone” automjetet lëvizin vetëm drejt (do të bllokohet kthimi drejt rrugës “Kristaq Mone”)
•Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Vasil Tromara” automjetet lëvizin drejt ose djathtas
•Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Tom Plezha” automjetet lëvizin vetëm drejt (ndalohet hyrja drejt rrugës “Tom Plezha”). Automjetet që vijnë nga rruga “Tom Plezha” drejt rrugës “Teodor Keko” duhet të kthehen djathtas (do bllokohet kthimi majtas për lëvizjen drejt sheshit Shqiponja)
•Në Rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja do të qarkullohet me 3 korsi kalimi
•Lëvizja e automjeteve nga Rruga “Dritan Hoxha” & Rruga “Vangjel Noti” në drejtim të Rrugës” Teodor Keko” do të realizohet nëpërmjet nënkalimit te Casa Italia

Semaforet
Nyjet semaforike në kryqëzimet ekzistuese do vazhdojnë të jenë për arsye të sigurisë rrugore dhe menaxhimit të fluksit të trafikut, duke i riprogramuar dhe optimizuar maksimalisht brënda kushteve që lejon kantieri.

Transporti publik
Itieneraret e linjave të transportit publik, L3-Kashar dhe L13–Tirana e Re do të kenë modifikimet përkatëse që i përshtaten devijimit të fluksit të trafikut.

Ky plan menaxhimi i trafikut do të aplikohet duke siguruar sinjalistikë të nevojshme vertikale por edhe horizontale në përputhje me Manualin e Sinjalizimit Rrugor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: