TIRANË

“Poshtë kriminelët”, “Gjykata të mos bjerë pre”, “Turp” kanë qenë disa nga thirrjet e banorëve të Unazës së Re të cilët sot kanë kërkuar lirimin e të afërmve të tyre.

Banorët e kanë zhvendosur protestën e tyre para Gjykatës e Tiranës. Kjo e fundit do të japë masën e sigurisë për të ndaluarit e protestës së të enjtes para Kuvendit, protestë që pati konfrontime fizike dhe të plagosur nga radhët e qytetarëve, por edhe nga efektivët e policisë.

Banorët e mbledhur para Gjykatës i kanë bërë thirrje të mos bjerë pre dhe të lirojë të afërmit e tyre.

Gjykata 25 Nentor
Gjykata 25 Nentor

Banorët kundërshtojnë veprimet e policisë së shtetit, ndërsa kanë hedhur akuza edhe ndaj qeverisë. Për protestuesit e ndaluar, organi i akuzës do të kërkojë arrest me burg për Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn.

“I bëjmë thirrje policisë, mos të bëheni bashkërisht me krimin, që të rrini dhe të mbroni një kriminel atje…unë për vete e dorëzoj kapelën. Ju rrini në rresht atje. Ushqeni fëmijët me taksat e këtij popullit. Ne nuk jemi kriminelë”, u shpreh një banor.

Në protestë dhe në seancë janë dhe deputetët e PD Aldo Bumçi, Edi Paloka, Ervin Salianji dhe deputetët e LSI Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari dhe Silva Caka.

Personat e mësipërm akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, por edhe për prishjen e qetësisë publike e kryer në bashkëpunim.

Nga përleshja e të enjtes së kaluar para godinës së Parlamentit mbetën të lënduar 15 efektivë të policisë, mes tyre edhe efektivja 26-vjeçare, Ina Nuka, e cila humbi dy gishtat e dorës së djathtë pas shpërthimit të kapsollave të hedhur nga protestuesit.

Si autor i dyshuar i gjymtimit të efektivës është etiketuar Daniel Dobraj, por ky i fundit ka mohuar kategorikisht duke deklaruar se nuk është ai përgjegjës. 18-vjeçari ka pranur se ka hedhur kapsollë, por jo që të ketë lënduar efektivë të policisë në protestën e javës së kaluar.

Gjykata pritet të japë masën edhe për të riun, pasi siç është theksuar, Dobraj është dokumentuar përmes pamjeve se ka qenë autori i hedhjes së kapsollave dhe ka gjymtuar efektiven e forcave “Shqiponja”, Ina Nuku, e cila është transportuar drejt Ankarasë për të marrë një mjekim më të specializuar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb