TIRANE

Kryetarja e ARRSH, Sonila Qato në nja dalje për mediat njoftoi se janë s’kualifikuar të gjitha ofertat e paraqitura për lotin e parë e të Unazës së Re.

Qato u shpreh se ofertat e paraqitura nuk plotesojnë kriteret e kërkuara, ndërsa punimet në lotet e tjera të projektit do të vijojnë normalisht.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive s‘kualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk përputhen me kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”- tha Qato.

Kujtojmë se pas zbulimit të skandalit nga emisioni ‘Të Paekspozuarit’ në News24, ARRSH pezulloi ndërtimin në lotin e parë tek Unaza e Re.

Ky falsifikim e ka ndihmuar kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20 vejcare dhe me eksperincë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit.

Fjala e plote:

Pershendetje,

ne cilesine e drejtueses se Autoritetit Rrugor Shqiptar, ju falenderoj per pranine tuaj dhe po ashtu ju falenderoj edhe per vemendjen qe i keni dhene dhe besoj do vazhdoni t’i jepni, punes se ketij institucioni kaq te rendesishem per zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik te vendit.

Une deshiroj dhe do te perpiqem qe, Autoriteti Rrugor Shqiptar te krijoje nje standard te shkelqyer ligjshmerie e transparence dhe qe puna e mire e bere deri me sot te kaloje ne nje stad te ri ne cdo drejtim. Koincidon qe kjo dalje ime e pare, te lidhet me nje procedure per nje veper te rendesishme infrastrukturore.  Ligjshmeria dhe transparenca e procedurave vjen gjithnje e para, per te garantuar qe cdo veper e ndertuar me fondet publike, te jete rezultat i konkurences se ndershme mes kompanive, si edhe frut i punes se nje kompanie fituese qe duhet te kete dokumentacion te perputhur 100% me rregullat e gares.Ky nuk eshte rasti i procedures “Per Rehabilitimin e segmentit rrugor, mbikalimi pallati me shigjeta – rreth rrotullimi Shqiponja, Loti 1” , ku asnjera nga kompanitë (te cilat padiskutim, gezojne te gjithe respektin tone per emrin e per bagazhin e tyre ne fushen e infrastruktures rrugore), nuk eshte paraqitur me dokumentacion te perputhur me kriteret e vendosura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Ja pse sot, Komisioni i Vleresimit te Ofertave, u ka komunikuar kompanive ne rruge elektronike, vendimin per skualifikimin e ofertave te paraqitura, per mosperputhje me kriteret e percaktuara ne dokumentat e gares. Procesi do te vazhdoje ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe e ritheksoj, realizimi i ketij projekti, mbetet prioritar per kryeqytetin, por edhe per infrastrukturen tone kombetare ne teresi. Une po sot, do t’i percjell ministres Balluku nje raport mbi kete proces, Mbetem po ashtu ne dispozicion te cdo gazetari, gazetareje apo kanali mediatik komunikimi, per cdo sqarim te nevojshem brenda kopetencave qe me ka ngarkuar ligji. Jo sot por gjithnje ne krye te kesaj detyre te larte.Kompanite jane partneret e ARRSH dhe dialogu e transparenca me cdonjeren prej tyre do te jete nje permase e palevizshme e marredhenies se Autoritetit Rrugor Shqiptar me to.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: