TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’ në News24, Presidenti i Republikës ka folur ndër të tjera edhe për projektin e Unazës së Re si dhe anulimit të lotit të parë, pasi u zbuluara se kompani fituese kishte falsifikuar dokumentet.

Ilir Meta tha se projekti i Unazës është totalisht jo transparent dhe shpreson që të ketë transparencë me ardhjen e ministres së re në krye te ministrisë së Infrastrukturës.

“Prokuroria po e ndjek këtë proces. Unë kam qenë i ndjeshëm dhe kemi çdo ditë një demonstrim të banorëve për këtë çështje. Disa institucione nuk na kanë kthyer informacionet e duhura dhe do kem edhe një qëndrim për këtë. I gjithë ky projekt është jo transparent. Fillon me një projekt të filluar nga një kompani private. Nuk ka transparencë dhe garë. I gjithë procesi është jo transparent. Unë shpresoj qe të ketë lëvizje me ministren e re të Infrastrukturës. Ky projekt është në themel jo transparent. Ndryshimi i ministres shpresoj të sjellë transparencë”- tha Meta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: