TIRANE

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka komentuar skandalin e “Unazës së Madhe”, e cila fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re në Tiranë, duke përdorur dokumente të falsifikuar të kompanisë amerikane “DH”.  Nazarko u shpreh se në këtë rast duhet të vepronin institucionet e drejtësisë, ndërsa shtoi se pushteti është kapur nga arroganca.

“Në Shqipëri është instaluar një lidhje simbiotike, kompanitë ndërtojnë raport simbiotik me pushtetin herë me PS herë me PD.

Kjo është një tregues i arrogancës që ka kapur pushtetin. Ministri nuk quhet peshk i vogël në këtë rast. Nëse Rama do ti zëvendësonte do bënte keq? Cila do ishte zgjedhja? Në këtë rast duhet të veprojnë institucionet e drejtësisë. Ne duhet të shtrojmë çështjen e sistemit sepse është ndërtuar gabim,”-tha Nazarko.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb