TIRANE

Banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë edhe sot në protestë. Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe deputetët e opozitës. Avokati Artan Manushaqe nga protesta tha se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka cilësuar banorët e Unazës së Re si rrugaçë. Manushaqe u shpreh se ministrja Xhaçka duhet t’i falenderojë banorët për faktin që zbuluan aferën korruptive të ‘Unazës së Madhe’ dhe që i dhanë dinjitet Shqipërisë.

“Të dashur banorë të unazës së re. Ju nëna ju djem i keni dhënë dinjitet jo vetëm Tiranës por gjithë Shqipërisë për gjithë qëndrimin dinjitoz. Sot anëtarja e qeverisë, ministrja e Mbrojtjes në një takim me ushtarakët i ka quajtur banorët e Unazës së Re, rrugaçë.

Shikoni ku i keni rrugaçët, i keni në qeveri. Je titullare e Ministrisë së Mbrojtjes, mos u merr me banorët e Unazës së Re. Duhet t’i falënderosh nga mëngjesi në darkë sepse kapen korrupsionin e kryeministrit Edi Rama.

Siç e shikoni të dashur motra dhe vëllezër. Pavarësisht reagimit të kombëtarëve, të marrim shembull ministrinë e  Jashtme Gjermane. Ajo tha të dënohen akuzat për vjedhjen e votave. Pra, i dha të drejtë qytetarëve.”-tha avokati, Artan Manushaqe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: