TIRANE

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me megaskandalin me tenderin e Unazës së Madhe i denoncuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24.

Gjiknuri u shpreh se nëse konfirmohet falsifikimi i dokumenteve do të zgjidhet kontrata me firmën, por Paloka ironizon permes një postimi në Facebook duke rrëfyer një histori të një kamerieri para viteve 1990 tek Pista e Hekurudhës.

Statusi i plotë i Edi Palokës:

Gjiknuri si kamarieri i dikurshem i Pistes te Hekurudhes.
Perpara viteve ‘90 tek Pista e Hekurudhes (lokali ne det) , ishte nje kamarier “bir kurve”. Kur kishte grupe te medhenj klientesh e sidomos kur i dukej se kishin pire shume , ai kishte gjetur nje menyre origjinale per ti vjedhur.
Bente llogarine me laps ne dore perpara klienteve ; kaq qofte-kaq lek ,kaq panine-kaq lek ,kaq birra -kaq lek… Ne fund shtonte duke folur shpejt ; “edhe 50 lek PO E HENGRE” dhe te jepte per te paguar totalin me gjithe 50 lekshin e shtuar( ate kohe 50 lek nuk ishin pak ). Ne shumicen e rasteve klientet nuk kuptonin gje dhe paguanin.
Kur dikush e kapte hilen , atehere “biri i kurves” e kthente me te qeshur : “Aaa bravo, nuk e hengre!” dhe vazhdonte i qete punen ne kerkim te 50 lekshit te rradhes.
Ate “birin e kurves” me kujtoi Gjiknuri qe i kapur ne flagrance me skandalin e Unazes se Re deklaroi dje : “do anullojme tenderin”.
Pra 40 milion euro PO E HENGRET dhe tani qe na kapet thjesht “po anulojme tenderin…”
Ai “biri i kurves” kamarieri, nje nate qelloi me disa kliente qe nuk hanin as hilen e as shakane dhe pasi e rrahen mire e hodhen dhe ne det.
Po me kete “Guru”-n qe donte te vidhte me nje dore 40 milion euro cfare duhet te bejme ?Po me keta qe kane 5 vjet qe na vjedhin ???

5tb
5tb

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb