Teuta Selimi nuk është drejt një martese tjetër.
Disa ditë më parë, këngëtarja ndau disa foto në rrjetet sociale me një fustan të kaltër ku ra në sy një rreth floriri në dorën e saj.
Kohët e fundit, ajo është përfolur për ndarjen nga bashkëshorti, Patrioti. Por këngëtarja ka reaguar vetë duke u shprehur:
Atë unazë ma ka blerë tezja para 20 viteve në Zvicër. Është unaza që dua më shumë dhe është shumë praktike, s’e heq kurrë nga gishti.