TIRANE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar menjëherë lidhur me situatën e krijuar në zonën e unazës së re. Përmes një postimi në facebook, Vasili shkruan se policia po gjakos qytetarët e ndershëm që po mbrojnë pronën e tyrë dhe mbron hajdutët e kriminelët e qeverisë, që vodhën 40 milion euro tek projekti i Astirit.

“Civilët brenda policisë që dhunojnë qytetarët janë identifikuar dhe do të përgjigjen deri në një, ata vetë personalisht dhe ata që i komandojnë.

Policia përfundimisht armike e qytetarëve dhe mbrojtëse e kusarëve.” –shkruan Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb