TIRANE

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet kryeministrit Edi Rama përmes Zëdhënësit, Tedi Blushi lidhur me përplasjen më të fundit mes dy institucioneve, projektin për ‘Unazën e Madhe’. Në një reagim për mediat në përgjigje të akuzave të kryeminstrit zëdhënësi i presidentit thotë se reagimi i Ramës ishte aspak serioz.

Blushi teksa i referohet kontratës së aferës, shkruan se vartësit e Ramës kanë përgatitur dokrra.

Reagimi i plotë

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi pas reagimit aspak serioz të Kryeministrit lidhur me çështjen e projektit të “Unazës së Re” sqaron se:

Në procedurën e tenderimit :

Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”  – Loti 1 .

Vlera e fondit limit të tenderit të shpallur nga ARRSH për Lotin 1 ka qenë    =  2  246 450 297 Lekë OSE 18 116  534  EURO

Vlera e kontratës së lidhur me kompaninë fiktive “DH Albania” =  2  246 450 000 Lekë ose 18 116  532 EURO

Sigurimi i Kontratës prej 10 % te vlerës së kontratës në shumën  =  224 645 000  lekë të reja OSE 1  811 653 EURO Sipas “dokrrave ligjore” që kanë përgatitur vartësit e tij, lindin disa pyetje për Kryeministrin :

A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm?

A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?!Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t’i bëjnë.

Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla, thotë populli ynë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: