Pol Pogba ka mbajtur premtimin dhe në grumbullimin e kombëtares së Francës është paraqitur me dhurata për të gjithë shokët e skuadrës me të cilët fitoi Kupën e Botës 2018.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mesfushori i Manchester United nuk ka pyetur për shpenzimet, ndërsa për secilin nga lojtarët kishte përgatitur nga një unazë me diamante, e cila me ngjyrat e flamurit francez dhe me simbole të tjera që lidhen me Botërorin e shkuar përjetëson triumfin e “Gjelave”.

https://www.instagram.com/p/BvPHv_YlU4T/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

“Një gjest i vogël, pasi fituam Kupën e Botës me lojtarë të mëdhenj. I konsideroj të gjithë pjesë të familjes. Një dhuratë e vogël nga ana ime”, ka thënë Pogba. Nuk bëhet e ditur shuma që futbollisti ka shpenzuar, por sipas mediave lokale, çdo unazë vlen disa dhjetra mijëra euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: