Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandër Nikolloski, në një intervistë për Channel 5 foli lidhur me procesin e integrimit të vendit në BE.
Nikolloski u shpreh se ishte i pari që tha se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Shqipërisë në një paketë në rrugën drejt BE-së.
“Fillimisht thashë se do të bashkojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të një marrëveshje mes Bujar Osmanit dhe MPJ-së së atëhershme të Shqipërisë.
Askush nuk besonte atëherë, madje edhe qeveria dërgoi njoftime se ishte fantashkencë. Ajo fantashkencë u bë e vërtetë dhe ne iu bashkuam Shqipërisë, tani unë deklaroj se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Evropian”, u shpreh ministri Nikolloski.
(BalkanWeb)