NGA DONALD LU*

…Unë e di kush — ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja por kurrë nuk e ndjekin penalisht dikë. Këta persona pa fytyrë duan të vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me paratë e popullit shqiptar. Mendoni për ta sa herë të dëgjoni që këta njerëz e kritikojnë reformën në drejtësi. Për shkak se Shqipëria është një demokraci e mirëfilltë, duhet të ketë dialog të hapur dhe të sinqertë nëse këto propozime kushtetuese nga ekspertët tanë janë reformat e duhura për të trajtuar problemet serioze të Shqipërisë. Të gjitha partitë politike të Shqipërisë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe t’i japin fund sulmeve politike. Jam inkurajuar që javën e shkuar shtatë ekspertë të zgjedhur nga opozita u caktuan të punojnë në hartimin e ligjeve të reja. Nxis që ne të gjithë, si shqiptarët ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë, të dëgjojmë me vëmendje diskutimet dhe sugjerimet konstruktive për këtë reformë. Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara i mbështesin plotësisht propozimet aktuale. Ne kemi marrë pjesë në shkrimin dhe në diskutimet e ekspertëve për secilin prej ndryshimeve kushtetuese. Kjo është një reformë rrënjësore që për herë të parë do të ndërmarrë hapa për të eliminuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë nga sistemi i drejtësisë së Shqipërisë. Së fundi, një gjykatës shqiptar më tha kohët e fundit se ai vinte në diskutim nëse propozimet kushtetuese do ta kompromentonin pavarësinë e gjyqësorit të Shqipërisë. Kësaj i them, se as edhe një shqiptar i vetëm sot nuk beson që sistemi i drejtësisë është i pavarur –nuk është i pavarur nga kërkesa për rryshfet, nuk është i pavarur nga drejtësia me telefon, ku persona të fuqishëm telefonojnë drejtpërdrejt gjyqtarët me udhëzime, si dhe jo i pavurur nga kërcënimet kriminale të krimit të organizuar.

Fjala e ambasadorit Donald Lu në takimin me Komisionin e Posaçëm për reformën në drejtësi*

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb