Pasuria e aktorit Jackie Chan kap vlerën e 395 milionë dollarë, por vajza e tij jeton poshtë një ure. Në një video publikuar në Yotube, vajza e aktorit Etta Ng tregon se ajo bashkë me të dashurën e saj Andi Autumn jeton poshtë një ure ka shkruar BBC.


“Kemi muaj që jemi të pastreha, për shkak se prindërit tanë janë homofobë”,- dëgjohet të thotë vajza e aktorit në video.


Etta ka ardhur në jetë, nga një tradhëti e aktorit me nënën e saj, pasi në atë kohë aktori ishte i martuar. Më tej ajo tregon, se për aktorin nuk ka ndjenja, di thjesht se ai është babai i saj biologjik.


“Di gjë ai është babai im biologjik, por nuk ka qenë kurrë i pranishëm në jetën time”,- tregon Etta më tej.

Ajo ka treguar se ka qenë edhe në polici edhe në qendra sociale, por nuk kur nuk interesohet as babai i saj imagjino të tjerët.

Etiketa: