Presidenti Ilir Meta ka vendosur të krijojë forumin më të ri “Unë jam arbëresh”. Në një dalje për media, Meta deklaroi se ky forum është i një rëndësie të veçantë, lidhur me kontributin e arbëreshët për të pasur këtë Shqipëri që kemi sot.

Sipas tij, forumi do të përbëhet nga pesë anëtarë dhe do të formësohet në javët në vazhdim.

“Ju njoftoj punë e bërë deri tani për të formalizuar si president në fillim të shtatorit vendimin mbi ngritjen e forumit “Unë jam arbëresh”. Prioritet me rëndësi kombëtare dhe pasuri e paçmuar, kam vendosur ngritjen e forumit Unë jam arbëresh”, në përbërje të së cilës mirëpritet kontributi i disa ministrive dhe institucioneve.

Ky forum ka për qëllim promovimin, nxitjen e aktiviteteve të ndryshime, ruajtjen e gjuhës dhe historisë arbëreshe. Ky forum do zgjedhë anëtarët në mbledhjen e parë. Do përbëhet nga pesë anëtarë.

Puna për formalizimin e këtij forumi do të vazhdojë përgjatë këtyre javëve. Krijimi i këtij forumi është i një rëndësie të veçantë kombëtare, për arsye të gjithçkaje që arbëreshët kanë bërë për të pasur këtë Shqipëri që kemi sot”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb