Ai është paraqitur në inspektoratin më të afërm të policisë menjëherë pasi ka kryer vrasjen. Bëhet fjalë për një kosovar 27-vjeçar ndërsa viktima, një 26 vjeçar me prejardhje nga Bosnja.

“Unë jam vrasësi, më arrestoni!”. Këto janë fjalët që ia ka drejtuar policisë pas aktit të kryer të dielën në Brigittenau të Vjenës, Austri. Ai është paraqitur në inspektoratin më të afërm të policisë menjëherë pasi ka kryer vrasjen, njofton agjencia austriake e lajmeve APA, shkruan Albinfo.ch.

Shqiptari ka deklaruar në polici se para krimit kishte patur një zënkë mes tij dhe boshnjakut në një lokal të afërm. Por ai ende nuk ka thënë asgjë për motivet, duke theksuar se së pari do të konsultohej me avokatin e vet.

Dëshmitarët kishin lajmëruar policinë dje rreth orës 15 për një zënkë të zhurmshme që kishin dëgjuar. Pak më vonë ishte gjetur një person i qëlluar në kokë nga afër.

Nisur nga të dhënat e deritashme, policia konsideron se rrëfimi i kosovarit është i vërtetë, por mbetet ende të merren provat dhe të shqyrtohen. Pas disa ditëve autoritetet do të dalin me qëndrimin përfundimtar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb