TIRANË

Artisti i mirënjohur, Bujar Kapexhiu është shprehur kundër zgjedhjeve të 30 qershorit ku dhe ka lansuar një fushatë të titulluar “Edhe Unë” me qëllim pengimin e tyre.  Kjo fushatë  është mbështetur edhe nga shumë artistë të tjerë, mes tyre edhe Genc Sejko i njohur ndryshe si “Njeriu i Memeve”

Kapexhiu deklaroi se do të dalë dhe do të pengojë votimet e 30 qershorit. Sejko shkruan ndër të tjera se do të bëjë çdo përpjekje për të  penguar zgjedhjet, të cilat i cilëson si vrasje të pluralizmit.

“#EdheUne….do bëj çdo përpjekje për të penguar votimet që kanë për qëllim vrasjen e pluralizmit dhe instalimin e diktaturës.Duke qenë se nuk më pengoni dot që të dal nga Shqipëria, merrni masa që të më pengoni që të hy’, shkruan Genc Sejko.

Kapexhiu
Kapexhiu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb