Bebe Rexha është një këngëtare dhe kompozitore e suksesshme, por ajo po lufton ankthin prej shumë kohësh.

Këngëtarja me origjinë shqiptare zbuloi betejën e saj të përditshme me ankthin. 28-vjeçarja shprehet se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte fëmijë.

“Unë qaj shumë. Është e vështirë. Kam terapirtin tim dhe kam njerëz me të cilët flas. Është një betejë e përditshme,”-tha Bebe.

Përveç terapisë, këngëtarja përpiqet që të qëndrojë e zënë gjatë gjithë kohës dhe të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: