Kryeministri Edi Rama  nga Kukësi ku është i pranishëm për fushatën elektorale tha se pasi i është lutur Bashës, më në fund u krijua qeveria tranzitore.

Rama theksoi se iu lut Bashës si Romeo – Zhuljetës. Ai shtoi se pas marrëveshjes, i tha Bashës se tani duhet votuar vettingu dhe reforma në drejtësi.

I keni parë sesi bëjnë foto kur janë në protesta dhe janë të gëzuar. Alin punëtorët e Bashkive. Kujtojnë se po bëhet nami këtu. Europa mendon se këtu BE. Bashkimi Europian na thotë që na jepni provat se a je kryeministër, ish-kryeministër, ish-president a çfarë je, merret gjykohet, dërgohet aty ku e ka vendin. Të gjithë njerëzit e zakonshëm thoshin se duhet të ikin gjykatësit. E bënë drejtësinë si domatet që shiten në pazar.

Se fle Luli, keni parë miting ju në orën 7 pasdite. Por bëyet në atë orë se Luli fle në drekë. I jam lutur si Romeo Zhuljetës. Të gjitha zanat e malave të ishin mbledhur s’do isha lutur ndaj Lulit. Morën edhe burgjet, sepse me burgaxhinj i kanë marrë fushatat. Më tha ti çfarë do. Unë të dua ty i thashë. Duhet që të futesh në parlament, voto vettingun edhe Shqipëria në gjuhë të huaj nuk shahet. Thonë do vritet populli. Pse? Sepse nuk fiton Luli zgjedhjet”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: