Djali i presidentit të SHBA-ve, Hunter Biden është përfshirë në një skandal me një punonjëse.
Hunter Biden ka kërcënuar një nga punonjëset e tij se nëse nuk do bënte shkëmbenin video provokuese apo të kryenin “marrëdhënie seksuale” me të në FaceTime, nuk do i jepte pagën e saj mujore.
Daily Mail shkruan se Hunter i ka kërkuar seanca seksi virtual dhe i dërgonte para punonjëses përmes Apple Pay, pasi ajo ishte shprehur se kishte vështirësi për pagesë e qirasë. Media britanike nuk e ka bërë publik identitetin e plotë të punonjëses, por sqaron se ka punuar si asistente në firmën ligjore të Hunter’s, Owasco, gjatë viteve 2018 dhe 2019. Ajo është punonjësja e katërt me të cilën, Hunter njihet se ka pasur marrëdhënie seksuale.
Mesazhet dhe emailet që përfshijnë asistenten e tij tani 33-vjeçe, shfaqen për herë të parë në laptopin e Hunter-it në qershor 2018, kur ai e fluturoi atë nga Los Angeles në Uashington DC.
Hunter e filmoi dhe fotografoi atë duke kryer marrëdhënie dhe i ruajti pamjet në laptopin e tij.
Djali i Biden, e ka ftuar 33-vjeçaren në New Hampshire, por ajo i tha “Nuk mund ta përballoj biletën e avionit dhe mezi mund ta paguaj qiranë time këtë muaj’.
Ditë më vonë Hunter i dërgoi mesazh duke i thënë se do ta paguante ai, por ajo duhej të bisedonte me video me të.
“Unë do të jap pagat e prapambetura. Ti duhet të më kompensosh me Face Timing, ose duke shkuar në festën tonë të klubit të ardhshëm”, i ka shkruar Hunter.
“Në Face Time duhet të mos flitet për asgjë tjetër përveç seksit dhe ne duhet të jemi të zhveshur”.
“Kur mund të flisni? Unë mundem sonte”, i është përgjigjur ajo.
Në mesin e mesazheve Hunter, i dërgoi asistentes të tij një total prej 2750 dollarësh përmes Apple Pay.
(BalkanWeb)