Nisur nga numri i madh i qytetarëve, urbanët bëhen shpesh arenë përplasjesh. Një sherr i tillë ka ndodhur mes mes fatorinos dhe një qytetari, i cili nuk dihet nëse është në gjendje të dehur apo nëse ka ndonjë problem tjetër.

Personi fillon të shajë faturinon, pasi ky i fundit kërkon t’i tregojë biletën apo abonenë. Duke thënë se abonenë e tij e ka parë 100 herë, udhëtari shan pa të keq e ofendon, shkruan JOQ. Në video dëgjohet zëri i një gruaje që iu kërkon të ndalojë pasi ka edhe fëmijë të pranishëm, por personi është aq i irrituar sa me gjithë ndërhyrjen e qytetarëve të tjerë nuk qetësohet dhe vijon të shajë e bërtasë.

Një zonjë e pranishme në urbanin e Kopshtit Zoologjik, shprehet: Kjo ndodhi sot te linja e autobusit të kopshtit zoologjik. Njerëzit janë kafshë përfundimisht. Futorinoja me edukatë i kërkoi abonenë, ndërsa ai kafsha e goditi”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: