Në botë ka katër milionë fëmijë refugjatë, të cilët nuk shkojnë në shkollë, duke u rritur me gjysmë milioni vetëm në një vit, sipas raportit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Dosja thekson se përkundër përpjekjeve të qeverive, UNHCR-së dhe partnerëve, regjistrimi i fëmijëve të refugjatëve në shkollë nuk mund të ndjekë të njëjtin hap me rritjen e popullsisë së refugjatëve.

Në fund të vitit 2017, më shumë se 25,4 milionë refugjatë u llogaritën në botë, nga të cilat 19,9 milionë ishin nën mandatin e UNHCR-së.

Më shumë se gjysma, rreth 52% ishin të vegjël dhe prej këtyre 7,4 milionë fëmijë të moshës shkollore.

Vetëm 61% e fëmijëve të refugjatëve ndjekin shkollën fillore, krahasuar me 92% të fëmijëve në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: