GJENEVE-Në total 121 fëmijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga shpërthimi i krizës, më 8 korrik, e deri tani. Kjo u njoftua sot nga UNICEF-i në Gjenevë. ”Të vrarë janë 84 djem dhe 37 vajza mes moshës pesë muajsh dhe 17 vjeç. 

Dy nga tre fëmijë janë më të vegjël se 12 vjeç”, tha një zëdhënës i UNICEF–it. Organizata e Kombeve të Bashkuara gjithashtu llogarit se më shumë se 900 fëmijë janë të plagosur. 

”Së fundmi, sipas reagimeve të punonjësve humanitarë në terren, të paktën 107 000 fëmijë kanë nevojë për mbështetje të specializuar psikosociale që të merren me traumën që ata janë duke përjetuar”, shtuan autoritetet e OKB-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: