Manchester United raportohet se do të përpiqet të transferojë në Old Trafford, anësorin e Liverpoolit, Raheem Sterling. Sipas Daily Mirror, Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë stërlina për 20-vjeçarin anglez.

Oferta fillestare e United për Sterling u refuzua muajin e kaluar, por ata pritet të rikthehen me një tjetër propozim, që do të bëjë Redsat ta mendojnë. Sterling ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje të re afatgjate me skuadrën nga Anfield dhe vazhdon të lidhet me një largim nga klubi.

Veç United të interesuara për anësorin janë edhe Arsenal, Chelsea dhe Manchester City
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: