Manchester United është në kërkim të një zgjidhjeje për të ardhmen e Marcus Rashford, sulmuesit anglez që me ardhjen e Ruben Amorimit në pankinë, nuk duke në qendër të projektit të klubit. “Djajtë e Kuq” synojnë ta shesin lojtarin që në afatin kalimtar të janarit, duke vlerësuar opsionin e një huazimi me të drejtë blerje. Për të lehtësuar operacionin, United është i gatshëm të kontribuojë në pagesën e një pjese të pagës së lojtarit.
Sipas asaj që raporton portali spanjoll Relevo, ditët e fundit Manchester United ka nisur bisedimet me disa klube të interesuara, përfshirë Milanin. Kuqezinjtë kanë marrë një propozim zyrtar për Rashford, por për momentin nuk ka asnjë detaj mbi ndonjë përgjigje apo zhvillim konkret.
(J.S/BalkanWeb)